Recetë për Bukë integrale me tharmë
100% Dietike
Përbërësit.
Miell – 1 kg
Vrejtje: Mielli nuk duhet të sitet
Ujë - 500 ml (uji duhet të jetë i vakët me temperaturë (40 ° C)
Tharmë të thatë në formë pluhuri - 15 gr ose dy lugë gjelle. Në qoftë se nuk kemi
tharmë në formë pluhuri ,atëherë mundë të marrim 40 gr tharmë të freskët në formë brumi.
Mos harojmë duhet ta përdorim vetëm një lloj të tharmës ,llojin e thatë ose llojin e lagët.
Sheqer 15 gr ose një lugë gjelle
Kos 100 ml ose një filxhan kafe
Kripë 15 gr ose një lugë gjelle
Vaj 2 lugë gjelle
Përgatitja: Në një enëtë zbrazët fusim një filxhan kafe me qumësht të vakët,pastaj e fusim njërin tharmë (të thatë ose të lagët) dhe një lugë çaj me sheqer, dhe e lëmë të fermentohet 5 min.
Kurse në një enë më të madhe fusim miellin,kripën,sheqerin,vajin, kosin dhe, në fund tharmën. Preferohet që të fusim fara të lulediellit,susam, kokra gruri të shtypura,krunde etj. Krejt këta përzihen mirë dhe pastaj e fusim ujin e vakët (40 ℃) dhe përsëri përziejmë mirë.Në tavolinën e pregaditur per zenien e brumit, e ngjeshim 10-15 min,pastaj e fusim po në të njejtën enë ku e kemi përzier më parë brumin,e mbulojmë me diçka dhe e vendosim të fryhet (të vjen) në një ambient të ngrohtë rreth 45-50 min. derisa të dyfishojë vëllimin.
Pasi të ketë ardhur brumi, në tavolinë e ngjeshim edhe një herë 5 min, dhe e ndajmë në pjesë të ndryshme të barabarta, duke u dhënë forma: gjatësore,katrore,rrethore etj., vendosen në tepsi të lyer me yndyrë për pjekje. U hedhim miell përsipër dhe i mbulojmë me diçka dhe i lëmë të vijë (fryhen) për së dyti herë 15-20 min.
I fusim në furrën që e kemi nxehur, në fillim 200 ° Ce pastaj gradualisht ulet temperatura deri sa të bëhet pjekja në kohëzgjatje prej 50 min.
KUJDES: Mos u bazoni ne minutat e dhëna, shkaku se furra prej furrës ndryshon.
Krejt këtë proces mund ta shiqoni në web faqen tonë:www.m-balkan.com
,,Recetë për bukë integrale prej mullirit ,,Balkan’’- Tetovë
Afati i përdorimit 6 muaj
Granulimi 1.50%
Lagështija 15%
Thartësia 3.5%
1kg